Rama: As Taulant Balla nuk do e shkatërronte PD më keq sesa Luli
E Hënë 21 Janar 2019, 18:06
Dritare.net
Rama tha se PD, vjen në kuvend dhe i qan hallin Partisë Socialiste, ndërsa tha se Lulzim Basha ka shkatërruar Partinë Demokratike.
“Vjen këtu e na qan hallin tonë, hallin e PS. Është njësoj sikur Shqipëria i qantë hallin Amerikës. Ai e shkatërroi PD. Luli e shkatërroi Partinë Demorkatike. Edhe sikur t’ia linin Taulant Ballës PD në dorë e t’i thonim, shkruaje si e do të shkatërruar, nuk do e shkatërronte më keq sesa Luli.”-tha Rama./ I.M-Dritare.net