Rama: Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit!
Dritare.net
Rama tha se Zheji e ka bërë vajzën e bashkëshortes së tij, dashnore të ministrit.
Kreu i qeverisë ka komentuar shpërthimin e djeshëm të Mark Markut në studion e 'Opinion', ndaj panelistëve.
“Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë që do largohem nga Shqipëria po u bë ligji. Pasi shkoi në gjykatë, humbi dhe gjyqin atje, sepse ishte një shpifje e ulët.
Unë me këta jetoj e mbijetoj dhe një mijë vjet të tjera e s’i kam problem fare, por është për shoqërinë. Është për të ndaluar gjithë atë koncentrat helmi që hedhin nga mëngjesi deri në darkë.
Një tjetër hero atje jashtë është Mark Marku, që jo më larg se dje nuk la fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti, duke e kërcënuar se do i thyejë shishen në kokë. Ky ligj nuk është për deputetin, që të çojë përpara autoritetit Mark Markun se iu shthur goja në një moment të caktuar, por për të garantuar që publiku të mësojë më shumë mbi atë që thuhet. Nëse një qytetar lexon tërë këto të zeza, ka të drejtën të dijë nëse janë vërtet kështu.
Është një xhungël që merr para pafund lart e poshtë dhe nuk paguan asgjë. Xhungël që prodhon urrejtje, dizinformim, dëshpërim. Ky ligj nuk e cenon asnjë fije të drejtën e shprehjes, lirinë e opinioneve, të drejtën për të dhënë lajme nga të gjitha burimet e mundshme, por garanton mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të njerëzve, kur iu cenojnë sipas qejfit”, tha Rama./E.B-dritare.net