Ralf Gjoni i LSI pranon mandatin: Integriteti im, jo për të destabilizuar vendin
Dritare.net
“Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale - kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj axhendës Euro-Atlantike të vendit e të jem në krahun e drejtë të historisë. Sot kam dorëzuar pranë KQZ formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe në varësi të vendimit të KQZ kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, sipas ligjit dhe në funksion të Kushtetutës. Emri e integriteti im nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit, ndaj sot të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen...”- është shprehur ai për ‘Zërin e Amerikës’./D.B/Dritare.net