Shifra të larta/Situata me koronavirus, jashtë kontrollit në Maqedoninë e Veriut!
E Shtunë 13 Qershor 2020, 15:03
Dritare.net
Në orët e fundit Maqedonia e Veriut, ka shënuar një numër rekord të rasteve të reja. 196 infektime, për 24 orë. Po kështu edhe numri i viktimave vijon të rritet. 8 persona humbën jetën në orët e fundit, nga koronavirus. Kurba në Maqedoninë e Virusit, po pëson një rritje. Në total janë 3895 të infektuar me koronavirus, ku prej tyre 179 e kanë humbur betejën me këtë virus./L.F-dritare.net