Rritja e rasteve me Covid-19, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme!
E Martë 16 Qershor 2020, 08:08
Dritare.net
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 22 qershor, pra dhe 8 ditë të tjera.
Vendimi është marrë pas propozimit të paraqitur nga qeveria dhe rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit, Maqedonia ka regjistruar 103 raste pozitive dhe 5 viktima. Ndërkohë, numri total i të prekurve ka shkuar në 4100, ndërsa i jetëve të humbura 193./E.B-dritare.net