Deputeti shqiptar shërohet nga koronavirusi. Ka një apel për ata që nuk besojnë se Covid-19 ekziston
Dritare.net
Deputeti shqiptar i LSDM-së, në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sot ia dhe familja e tij kanë dalë nga spitali, pasi janë shëruar nga koronavirusi.
Duke falenderuar stafin mjekësor që i ka shërbyer, ai u ka bërë apel atyre që nuk besojnë se virusi ekziston.
"Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj COVID19 është koha e fundit të vetëdijesoheni dhe të shpëtoni veten dhe të afërmit Tuaj duke patur qasje serioze ndaj situatës alarmante në të cilën po kalojmë si shoqëri. Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëherë të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithsesi nuk do t’ja kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madh", shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i plotë i deputetit:
Të nderuar miq
Nga zemra dua të falënderoj veç e veç secilin prej Jush që ishit bashkë me ne në kohën më të vështirë. Jeni familja jonë e dytë.
FALEMINDERIM i veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektologjisë. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena ,dr.Fadilin dr.Ana stafin tjetër mjekësor të palodhurat Rejhani, Vesna, Elana, Kiki, Suhejla, Fisniku, Nuredini, Velimiri e shumë të tjerë të cilët 24 orë vazhdojnë të jenë në shërbim të pacientëve të shtrirë në repartin e infektologjisë.
Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj COVID19 është koha e fundit të vetëdijesoheni dhe të shpëtoni veten dhe të afërmit Tuaj duke patur qasje serioze ndaj situatës alarmante në të cilën po kalojmë si shoqëri. Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëherë të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithsesi nuk do t’ja kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madh.
Ndërsa atyre shpirtligjve të cilët më dëshiruan mua dhe familjes time përfundim fatal, do t’ju dëshiroja që Zoti të paktën një herë në jetë tua mundësojë ndjenjën e të qenurit NJERI me plotë kuptimin e fjalës.
Zoti është i madh, atij i qofshim falë ELHAMDULILAH unë dhe familja tanimë jemi shëndosh e mirë - në shtëpi jemi edhe më të fortë se që ishim!
Me respekt,
Muhamed Zeqiri
/E.B-dritare.net/