9 viktima vetëm sot/ Situata e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut!
E Hënë 22 Qershor 2020, 15:03
Dritare.net
Në Maqedoninë e veriut, situata me koronavirusin vijon të jetë e rëndë. Në orët e fundit janë shënuar 9 viktima dhe 90 raste të reja. Ditët e fundit, Maqedonia e Veriut, ka pasur çdo ditë, më shumë se 100 infektime. Numri total i viktimave ka shkuar në 247, ndërsa janë 2975 raste aktive./L.F-dritare.net