Qytetarja -Ramës: Po më vdes djali, më ndihmo. Kryeministri; Ma jep numrin
Dritare.net
Ajo në bisedim me kryeministrin tregon se ka qenë simpatizante e PD, por pasi është martuar ka ndërruar bindje politike.
Flutura i kërkon kryeministrit që ta ndihmojë që të bëjë operacionin e djalit në Itali, ku dhe i kanë dhënë shpresë për jetë. Flutura thotë, se mjekët turq, i kanë thënë se trombozën, djali e mori në vogëli pas një mjekimi të gabuar në spital.
“Im bir është 12 vjeç. Është një djalë i zgjuar, kur të rritet thotë se do të bëhet si Da Vinçi. Ishim në Turqi, dhe aty i hoqën shpretkën. Mjekët më thanë se nuk e ka sëmundje të lindur, por të fituar nga mjekimi i pakujdesshëm para 11 vitesh.
Fabio jeton, por sëmundja vijon. Gjaku nuk furnizon komplet mëlçinë, një pjesë kthehet pas. Po më vdes djali më ndihmo. Një spital në Itali më ka bërë një preventiv, diku 29-30 mijë euro dhe më shpëtojnë djalin. Të përgjërohem më ndihmo”, thote ajo.
Kryeministri shprehet se është i gatshëm të ndihmojë, por në fillim duhet të interesohet me detaje mbi këtë çështje.
Rama: Më kalo numrin e telefonit
Gruaja: 069….. Flutura Kola, bën rreth 30 mijë euro
Rama: Do e shohim këtë cështje
Gruaja: Të më falje gjithë botën nuk e dua para djalit
Rama: Tani botën nuk ta fal dot, por do mundohem të shoh cfarë do të bëj
Gruaja: Faleminderit!