Qytetarja i kthehet Kumbaros: Nuk ke kulturë më shumë se unë
E Shtunë 4 Nëntor 2017, 15:03
Dritare.net
Duke parë humbjen e durimit të qytetares, e cila për orë të tëra priste në radhë të kalonte kufirin, ministrja është përpjekur ta qetësojë. Por, qytetarja e revoltuar i kthehet, duke i thënë mos ta prekte me dorë.
"Mos më prek me dorë, nuk të lejoj të më prekësh me dorë, nuk po më respekton po më prek me dorë, nuk të lejoj të më prekësh ti mua me dorë, dëgjove? Le të jesh ministre mos më prek me dorë se nuk ke ti më shumë kulturë se unë. Nga bishti i fundit i kavallit je", i është drejtuar qytetarja ministres Kumbaro./a.f/Dritare.net
https://www.youtube.com/watch?time_continue=17&v=NdwwQuxrd1g