Qytetarët i frikësohen kamionit me "predha" në autostradë, Ministria e Mbrojtjes: Mos u shqetësoni, ja çfarë janë!
Dritare.net
Në një reagim të sajin, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se serbatorët e karburantit të aeroplanëve “MIG” po transportoheshin nga Rinasi në Kuçovë dhe se janë të parrezikshëm.
“Në përgjigje të shqetësimit të disa qytetarëve, përsa i përket materialeve të paraqitura media si të rrezikshme, bëjmë me dije për opinionin publik se: Bëhet fjalë për transport materialesh, kryesisht skrap, nga Rinasi për në Kuçovë, nga Forcat Ajrore. Më konkretisht sqarojmë se, nuk bëhet fjalë për predha apo materiale të rrezikshme, po për serbatorë karburanti të aeroplanëve, tashmë të dalë jashtë përdorimit si “MIG” etj., të cilët i nënshtrohen protokollit të transportit të zakonshëm, pasi nuk përbëjnë asnjë rrezik për popullatën apo ambientin. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për transportin e materialeve të rrezikshme si municione, kimikate etj., kanë procedura shumë të qarta dhe strikte, të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes dhe referuar standardeve e vendeve të BE, në të cilat në çdo rast veprohet dhe zbatohet me rreptësi protokolli i miratuar”,- sqarohet në reagimin e MM.