Qeveria e Kosovës drejt rënies, votohet sot mocioni i mosbesimit
E Mërkurë 10 Maj 2017, 13:01
Dritare.net
Në seancën e sotme është vërejtur se koalicioni qeverisës PDK-LDK është në një krizë të madhe dhe se sot pritet të rrëzohet qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa.
Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Kadri Veseli ka lëshuar akuza të forta ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa. PDK edhe pse në koalicion qeverisës ka shprehur votën e saj pro, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
Akuza të forta ndaj qeverisë ka lëshuar edhe opozita e Kosovës, dhe Lista Serbe edhe pse jo drejtëpërdrejtë ka lënë të nënkuptohet se do të votojë pro mocionit./ dritare.net