Qeveria bllokon veprimet financiare të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi lajmëron ndërkombëtarët
E Martë 20 Gusht 2019, 19:07
Dritare.net
Kësisoj, dega e thesarit ka bllokuar çdo veprim financiar të Bashkisë, ndërsa Voltana Ademi ka lajmëruar menjëherë ambasadorët e vendeve të huaja në vendin tonë.
“Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre”, thuhet në letër.
Bashkia e Shkodrës sqaron se përmes një emaili ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër shkruan se “sipas ligjit, Kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.1019, ora 16:00, sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin”./ I.M-Dritare.net