Qëlloi me bojë në fytyrë Ramën, reagon Edi Paloka
E Enjte 14 Shkurt 2019, 12:12
Dritare.net
Pas këtij veprimi, Paloka ka dhënë një deklaratë për mediat dhe ka thënë se kjo nuk është një hakmarrje e tij, por e shqiptarëve ndaj Ramës.
“Kam dëgjuar e lexuar si komente se kjo ishte një hakmarrje e Palokës. Nuk ishte hakmarrje e Palokës, është hakmarrje e shqiptarëve që përditë fyhen e vidhën nga një kryeministër arrogant e i pacipë”, tha ai.
Ndërsa për procedimin ndaj tij Paloka tha: "As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma”./E.B-dritare.net