Vrasja që tronditi Kosovën, Lutfi Haziri nuk mban lotët
E Martë 18 Shkurt 2020, 18:06
Dritare.net
Haziri, gjatë bisedës me familjarët e viktimave, nuk i ka përmbajtur as lotët.
Haziri tha se kjo familje ka qenë shumë e dashur dhe shumë e respektuar në Gjilan. Ai tha se është një familje atdhetare dhe që kurrë nuk ka pasur probleme,“Familja Bllaca ka qenë një familje e respektueshme, atdhetare dhe shumë e respektuar në qytetin tonë”, tha Haziri mes lotësh.
“Ne do t’i koordinojmë krejt aktivitetet tradicionalisht, do të ketë ditë zie për familjen Bllaca”, tha Haziri./ I.M-Dritare.net