Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 3 të arrestuarit për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj, shtetasit Bujar Kusi, 54 vjeç, babai i dy vëllezërve që janë autorët e krimit, Ferdinand Bakalli 41 vjeç dhe Ali Sulën.
Ngjarja
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.
TË ARRESTUARIT
1. Bujar Kusi, 54 vjeç, për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
2. Edmond Sula, 43 vjeç, për “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
3. Ferdinand Bakalli, 41 vjeç, për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
4. Luan Çaka, 36 vjeç, për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
NË KËRKIM AUTORET
1. Alban Kusi, 28 vjeç, për “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”
2. Griseldo Kusi, 31 vjeç, për “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”./L.F-dritare.net