Qato: Banka sot transportoi para me të njëjtën kompani, policia e ndaloi
Dritare.net
“Sot më datën 10 shkurt 2017 me gjithë ngjarjen e ndodhur përsëri banka ka shoqëruar vlera monetare me Jaguar e cila nuk plotëson kriteret dhe i është hequr certifikata. Policia e Shtetit ka marrë masa për bllokimin e kësaj eskorte dhe kthimin përsëri në bankë”, tha Qato. Sipas tij, nga ata e firmës private, që kryente transportin e parave janë shkelur disa rregulla.
Rregullat e shkelura nga shoqëria e sigurisë fizike:
– Mjete ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret pavarësisht se në lejet e transportit rrugor nga Drejtoria përkatëse është shkruar mjet për transport të veçantë.
– Kamerat e sigurisë në mjet nuk ishin të instaluara.
– Njëri nga drejtuesi e mjetit nuk ka qenë i autorizuar për të lëvizur me këtë mjet.
– Nuk kanë përdorur armët ashtu siç parashikohen në ligj për raste të tilla.
– Mjetet e monitorimit nuk ishin të certifikuara.
– Të dy automjetet nuk kishin logon e shoqërisë së transportit të parave.
– Nuk është kërkuar bashkëpunimi me forcat e policisë.
Bazuar në shkeljet e konstatuara, gjatë paradites së sotme u vendos heqja e certifikatës së shoqërisë së transportit.