Shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka reaguar në lidhje me shpërthimet në Belgjikë. Ajo doli në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Nasser Judeh në Aman, ku shprehu ngushëllimet për viktimat. Ajo është përlotur gjatë fjalës së saj. Ndërkohë rritet numri i viktimave pas sulmeve, e po ashtu është rritur edhe siguria në vendet e Evropës.