*Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit : [email protected]
Pyet logopeden/Djali kupton por nuk flet, çfarë më këshilloni?
Dritare.net
Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet :
Përshëndetje, ju falenderoj që më keni shkruar. Ju përgëzoj për luftën e madhe që keni bërë për fëmijën tuaj dhe që vazhdoni të mos dorëzoheni deri në fund. Jeni një prind për t'u marrë shembull. Si fillim unë ju këshilloj të bëni një konsultë më specifike me ekipin multidisiplinar ( mjek neuropediatër, logoped, fizioterapist, psikolog..etj) që më pas të vendoset çfarë programi do duhet të ndjekë në terapi fëmija juaj.
Më thatë që kur e nxisni të flasë e ka të vështirë dhe ka filluar të acarohet?!
Unë këshilloj që deri në arritjen e vlerësimit nga ekipi do ju kërkoja të mos e frustroni dhe të ulni paksa kërkesën, pra të mos e vendosni në mënyrë të vazhdueshme përballë vështirësive që fëmija ka, sidomos në gjuhën e folur. Duhet t’i kaloni një e nga një hallkat e zhvillimit gjuhësor duke i përshkallëzuar vështirësitë. Filloni me kërkesa shumë të thjeshta, psh; nëse ka kaluar stadin e të kërkuarit me gisht, kërkojini të thotë fjalën“dua” por përgëzojeni dhe vlerësojeni pa fund sa herë vëreni një tentativë tek fëmija, qoftë edhe një imitim buzësh ose shqiptimin e një tingulli të vetëm./dritare.net