Pushim dhe gjumë, ja sa produktivë janë finlandezët në punë!
Dritare.net
Kush nuk dëshiron të bëjë një sy gjumë gjatë orarit të punës. Në fakt duket diçka e çuditshme për ne, por nëse keni dëgjuar apo lexuar për finlandezët, kjo është diçka më se normale për to.
Në Finlandë, të gjithë ata që punojnë në zyrë e kanë të nevojshme të marrin pushim gjatë orarit të punës, dhe krijoi është një ndër rregullat e tyre.
Dritare.net sot në këtë artikull do t’iu tregojë më shumë rreth pushimit gjatë punës që bëjnë finlandezët, i cili në fakt është i domosdoshëm për të gjithë njerëzit që punojnë jo vetëm në këtë shtet.
Kur një njeri ka punuar prej shumë kohësh në të njëjtën punë, dhe mosha e tij është rritur, stresi tek ky person ndikon negativisht duke ulur edhe produktivitetin. Por për njerëzit në Finlandë, është më e lehtë për mos u mërzitur apo stresuar, sepse në ambientet e punës ofrohen edhe dhoma të qeta pushimi dhe gjumi ku punëtorët mund të shkojnë të relaksohen.
Tani që po vjen edhe vera, të gjithë e dinë stresin që kalohet gjatë ditëve të nxehta me diell. Por mënyra më e mirë për t’u qetësuar e për të marrë veten është një seancë Yoga.
Një profesor finlandez argumenton se koha e gjumit në punë mund të jetë veçanërisht e dobishme për të krijuar lidhje të forta dhe miqësi të qëndrueshme ndërmjet kolegëve.
Në Finlandë, si në shumë vende perëndimore, gjumi gjatë ditës shpesh është parë si diçka që e bëjnë vetëm dembelët, por sipas ekspertëve finlandezë, kjo po ndryshon. Gjumi me cilësi të mirë konsiderohet tani nga finlandezët e si një aftësi dhe një arritje e rëndësishme. Në fund të fundit, gjumi i mirë është ajo që na bën produktivë në punë, të vëmendshëm dhe krijues.
Së bashku me gjumin, stilet e punës po ndryshojnë edhe në Finlandë. Kompanitë finlandeze po largojnë rregullat e tepërta, rregullat e rrepta të orarit të punës, por po i favorizojnë ata me më shumë fleksibilitet ku secili punonjës organizon orët e tyre në mënyrë të pavarur./Përshtati nga Brightside A.C/dritare.net