Punësim në SHBA? Ambasada Amerikane jep një njoftim të rëndësishëm

Ambasada Amerikane, mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata që janë në kërkim të një pune në Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet vizës EB-3.

“Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në 👉 www.uscis.gov
Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen”, shkruan Ambasada./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Fatma Haxhialiu tregon historinë e dashurisë: Ishim të tmerruar nga ideja e një lidhjeje serioze

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.