Pse zgjedhjet e 25 qershorit e bënë Korçën bastionin e ri të PS

Zgjedhjet e së dielës treguan se Korça është një nga qytetet ku Partia Socialiste po krijon terren të sigurt dhe gjithmonë në rritje. PS nuk ishte fare e rriskuar, nga partitë e tjera dhe se lufta e vërtetë u zhvillua mes mandatit të 2 të LSI dhe mandatit të 4 të PD. Nëse në vitin 2009 PS dhe PD, kishin të njëjtin numër mandatesh, në 2 zgjedhjet e ardhshme, PS mbajti po 6 deputetë. Në 25 qershor edhe pse ky qytet kishte 11 mandate, kjo parti arriti të marrë të njëjtin numër deputetësh, por jo të njëjtin numër votash.

PS u rrit nga 44% në 2013, ne 52,1% në 2017. Ashtu siç ndodhi edhe në qytete të tjera, si Berat, Vlorë, Tiranë, edhe në Korçë, kjo rritje ishte përafërsisht e njëjtë si në qytet, ku janë kryer investime të mëdha edhe në fshat ku ndryshimi nuk është ende i dukshëm.

Me sa duket korçarët janë të kënaqur me punën që është bërë, pavarësisht se ekonomia e tyre mbetet e vështirë. Kur disa prej tyre u pyetën para zgjedhjeve, se si i shihnin këto transformimet, ata u shprehën të kënaqur. Vota e 25 qershorit e tregoi mbështetjen dhe vlerësimin për veprat e Rilindjes Urbane, të tilla si: rikonstruksioni i teatrit “Andon Zakon Çajupi”, Shtëpia e Flamurit, ndërtimi i bibliotekës, Pazari, zona sportive, etj.

LEXO DHE :  Gazeta gjermane Bild publikon përgjime të reja

Por në 4 vjeçarin e ardhshëm, qeveria Rama ka një mision të ri për qytetin juglindor. Në një intervistë që ish zv/kryeministri Peleshi dha për Dritare.net, para zgjedhjeve, tha se papunësia dhe varfëria ishin gangrena e këtij qyteti dhe që këtë mandat do të vihej theksi në këtë aspekt, duke realizuar një sërë projektesh që do të zhvillojnë ekonomikisht qytetin. Kështu, Korça nuk do të jetë vetëm një qytet i bukur, por edhe një qytet i zhvilluar dhe një atraksion i këndshëm për banorët e saj dhe turistët./Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.