Pse u ekzekutua agjentja Stela/ Ja lidhja intime me vëllanë e Vasil Dervishajt!

Joana Dudushi, e njohur dhe me emrin “Stela”, u gjet e vrarë në gusht të vitit 2005 në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Vrasja e 20-vjeçares u lidh me një denoncim që ajo kishte bërë për Policinë e Vlorës, të cilën e akuzonte se bashkëpunonte për të arrestuar njerëz të pafajshëm, të cilët më pas liheshin të lirë kundrejt parave.

Trupi i saj u gjet i groposur në zonën e plazhit. Ajo ishte vrarë me disa goditje me thikë, ndërsa si autor krimi u arrestua tri vite më vonë, Derlin Dervishaj. 32-vjeçari pranoi në atë kohë se ishte autor i vrasjes dhe se me Joanën kishte pasur një histori dashurie. Dervishaj pranoi para prokurorit Petrit Çano, se kishte qenë ai autori i vrasjes duke treguar dhe arsyen që e kishte shtyrë drejt këtij krimi. Në kohën kur ndodhi ngjarja, “Stela” ishte bërë e njohur pasi për llogari të një emisioni investigativ futi në “kurth” disa persona dhe agjentë Policie.

Këta të fundit, në atë kohë, përmes përgjimeve të “Stelës”, akuzoheshin për korrupsion pasi u vinin gjoba qytetarëve përmes presionit. Por, në bazë të dëshmisë së dhënë para hetuesve nga Derlin Dervishajt, krimi i tij nuk kishte lidhje me denoncimin e bërë nga Joana, por ishte një çështje private e tyre.

Në atë kohë 22 vjeç, Dervishaj ka pranuar para Gjykatës se Joana i bënte presion edhe pas përfundimit të lidhjes mes tyre, duke i kërkuar para për foshnjën disa muajsh, me pretendimin se ishte i ati. Por për Derlin Dervishajn kjo ishte e pamundur, pasi lidhja e tyre kishte zgjatur vetëm pak muaj dhe kishte nisur pas ngjizjes së shtatzënisë së saj.

LEXO DHE :  Elvana Gjata i rikthehet stilit të vjetër të flokëve, nuk njihet më!

“Kam pasur lidhje intime me Joanën. Me të jam njohur vetëm në muajin nëntor dhe lidhja jonë zgjati 6 muaj. Pas ndarjes, Joana nuk më linte rehat. Unë akuzohesha nga ajo se isha babai i të birit, Helionit, i cili ishte rreth 1 vjeç. Unë insistoja në të kundërtën, pasi nuk kishte asnjë mundësi që të ishte e vërtetë, por ajo më kërkonte para për fëmijën. Një natë më dërgoi mesazh duke më kërcënuar se kishte një letër timen si provë për të më denoncuar. Rreth orës 2 të natës më erdhi një mesazh nga Joana, ku më shante mua dhe të dashurën time. Nuk e ruajtja më qetësinë. Në rrugicën ku edhe e vrava, i thashë të më linte rehat, por ajo më tundte letrën, duke më thënë se do të më denonconte. Nuk e përmbajtja dot veten. Nxora thikën që e mbaja gjithnjë me vete dhe e godita disa herë”, ka rrëfyer i riu nga Vlora. Në përfundim të gjyqit, ai u dënua me gjykim të shkurtuar me 5 vite heqje lirie./panorama.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.