Shumë njerëz në Rumani, nuk janë shumë mirë në selektimin e mbeturinave. Ata hedhin çdo lloj mbeturine në të njëjtin kosh, kur duhet t'i ndajnë, plastiket veç, metaliket veç dhe kartonët veç.
Kjo e bën të vështirë që pastruesit, të mbledhin mbeturinat, shkruan dritare.net
Legjislacioni i ri kishte për qëllim riciklimin e mbeturinave në përputhje me standardet e BE-së. Po ndodhi e kundërta, ai i bëri gjërat më keq. Firmat private mbledhin dhe përzgjedhin mbeturinat, për t'ua shitur ricikluesve.
Tani varet nga Këshilli, por ata nuk kanë shumë burime.
Tani për tani rreth 90% e mbeturinave të Rumanisë, përfundojnë në landfille, të ligjshme dhe të paligjshme. Në landfille të ndryshme, mbeturinat kanë arritur në një masë aq të madhe saqë po bien në liqen, duke e helmuar atë dhe banorët./K.C/dritare.net