Pse njerëzit tradhtojnë? Ja çfarë thotë shkenca!

Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë pasur shumë partnerë seksualë ose që kanë prirje impulsive, janë ata që kanë më shumë të ngjarë të tradhtojnë. Edhe pse secila marrëdhënie është unike, studiuesit e Universitetit të Queensland zbuluan pse njerëzit janë jo besnikë dhe kush janë faktorët që tregojnë se një person mund të tradhtojë.

Sipas gjetjeve, njerëzit që janë impulsivë mund të mashtrojnë shumë thjeshtë dhe nuk bëjnë një pauzë që të marrin në konsideratë situatën. Përkundrazi, ata veprojnë në bazë të mendimeve dhe emocioneve të tyre të menjëhershme, informon dritare.net.

Për më tepër, ata që kanë pasur shumë partnerë seksualë në të kaluarën, priren të mos jenë besnikë dhe janë gjithmonë në kërkim të partnerëve të tjerë, sepse e kanë të zhvilluar këtë aftësi, sipas studimit të cilit i është referuar dritare.net.

LEXO DHE :  Blogerja e njohur pozon nudo mbi krevat

Arsyet kryesore të tradhtisë janë shkëputja nga partneri dhe kënaqësia e ulët seksuale. Studimet treguan se koha e gjatë bashkë ka një ndikim minimal  në besnikëri.

Për të kuptuar faktorët që i çojnë individët të tradhtojnë, studiuesit anketuan 123 persona heteroseksualë të moshës 17-25 vjeç, të gjithë në marrëdhënie.

Përveç çështjeve që rrjedhin nga kënaqësia e marrëdhënies dhe përputhshmëria, studimi zbuloi gjithashtu se burrat kanë me shumë gjasa tradhtojnë duke kryer marrëdhënie seksuale me dike tjetër, ndërsa gratë mashtrojnë më shumë me puthje./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.