Pse më ka mbetur në mendje Fatos Baxhaku

Nga Amarildo Pregapuca

Tek prostitutat nuk me ka terhequr ana e seksit.
Perkundrazi, eshte e vetmja ane e tyre qe per nje aresye apo tjeter s’me ngjall as kuriozitet.
Por me ka terhequr pozicioni dhe pozicionimi e tyre ne shoqeri.

Me kane terhequr aresyet qe i kane shtyre aty, ai transformim i cuditshem qe ju ndodh ne vete dhe qe e sheh te transmetohet ne sjelljet apo fjalet e tyre.
Ajo se si shoqeria i sheh, i perbuz apo i perdor dhe ter ai mesazhi i tyre.
Ndoshta, te gjitha kane qene vajza te mira, te turpshme dhe ndoshta i kane paragjykuar, share, neveritur prostitutat si te gjithe te tjeret dhe ndoshta ndoshta, as ne endrren e tyre me te keqe, nuk e kane menduar, se nje dite do te ishin pikerisht ato, ne ate pozicion.
Pra kam qene kurioz ti pyes per ate diten e pare, ate thyerjen e pare te vetes, gelltitjen e turpit apo te neverise per meshkujt me gjithfare formash, moshash, deshirash, karakteresh, sjelljesh, qe u eshte dashur t’ju shfryne epshet..ne to.
Kurioz per ate kapercimin e atij pragu te fundit, ku e kane ditur, se do jene pikerisht ato, ku shoqeria do te drejtoje gishtin e turpit.
Si e kane perjetuar ? Cfare kane ndier ?
Kjo me ka bere qe ti shoh ne nje plan tjeter dhe natyrisht pertej kuriozitet, te ndjej keqardhje apo te shoh me neveri ter shoqerine dhe boten, qe i ka vene pikerisht ne ate pozicion.

Po,eshte kjo shoqeri qe i ka vene ato ne ate pozicion dhe si e tille eshte kjo shoqeri, qe me ngjall krupen.
Tek to shikohet, gjithcka kemi gatuar, ter nevojat, pangopesite,epshet, streset..ter thyerjet e moraleve shoqerore.

Thyerjet e njerzve po ashtu..por dhe paragjykimet e jeteve te te tjereve, kur nuk jemi ne “kepucet” e tyre.
Dhe te mendosh, se ato shesin trupin e tyre, pa sjelle viktima, biles ato jane viktima te cilat ne nje fare mase ndihmojne viktima.
Ndaj i shoh dhe me nje fare simpatie, po ashtu dhe ndjehem jo mire, se dikur i kam paragjykuar pa pare thelle ne jetet e tyre apo ne cfare perfaqesojne.

Me gjykimin,percmimin dhe neverine qe shoqeria sheh prostitutat dhe kriminelet, une kam pare gazetaret.

Nisur nga demi shkaterrimitar qe i bejne historise, shoqerise, kombit dhe si rrjedhoje njerzve te nje shoqerie apo kombi. Familjeve,femijve dhe te ardhmes po ashtu.

I kam pare si vrases gjakftohte, si psikopate te lindur, keto pushke qe i drejtohen cdo burimi jete, cdo dashurie.

Kjo, se pas cdo prostitute apo krimineli, kam pare nje atdhe te shkaterruar, nje shprese te thyer, nje moral kombetar te rrenuar, nje zhurme te padurueshme megafonesh te vdekjes, qe kane krijuar apo justifikuar,pikerisht gazetaret.

Kam pare luftra, ikje rrefugjatesh, femije jetim, femra dhe femije te rrembyer per tu shitur rrugeve te botes..dhe gjithmone prapa tyre, jane pikerisht gazetare.
Te cilet ka nxitur apo justikuar nje lufte, kane mashtruar nje popull apo turme emocionalisht,duke krijuar tragjedite, qe ne jo pak raste, kane rene direkt dhe mbi vete ata.

LEXO DHE :  Shpend Ahmeti jep dorëheqjen si kryetari i PSD

Kam lexuar gati gjithcka mbi te ndjerin Fatos Baxhaku.

I kam lexuar ne heshtje dhe me nje ndjenje faji, pse ta mohoj.
E pata takuar nje mbremje para shume kohesh, ne Tirane.
Dhe ishte ashtu sic e pershkruajne, njeri i thjeshte,babaxhan dhe i mire,”Tirons” dhe fytyre e pare, ndoshta ne rinine tone.
Mendoj dhe pranoj, se ai debat fare i vogel qe lindi mes nesh, ne ate tavoline aq miqesore, ishte gabim imi, pavaresisht se u ndame si miq, arritje me shume e tija.

Ai ishte 100% njeri i mire dhe 100% njeri me zemer , bagazh dhe inteligjence.
Ndryshe nuk do vdiste aq i thjeshte ose ndryshe nuk do nxitonte gjithkush (ndoshta nga ndjenja e fajit apo nevoja per pastrim duarsh dhe fytyre), ti thurte aq elozhe dhe ti dedikonte aq shkrime mbreslense.

Ai mendoj se ishte 100% njeri i mire dhe 100% njeri me zemer , bagazh dhe inteligjence.
Kete nuk e them nga shkrimet per te, por nga cka shkruar dhe ku ne njerin prej tyre, i drejtohej pikerisht gazetareve, ne nje gjuhe aq miqesore dhe aq te sinqerte,biles dhe aq diplomatike, sa fjalen e duhur “Ju kriminele te jetes” e zevendesoi me fjalet..”Po bejme shume gabime dhe jemi fajtore, te gjithe, me c’ka gatuajme dhe ngjan”

Mendoj se ishte 100% njeri i mire dhe 100% njeri me zemer , bagazh dhe inteligjence.

Ju qe vazhdoni ti gjykoni gazetaret, si une dikur.
Pra si kriminele gjakftohte, psikopate qe nuk kane asnje brehje ndergjegje per krimet e tyre,nuk e njihni jeten e tyre dhe aq me pak s’duhen pergjithsuar, kurre.
Nuk ja u njihni as rrugetimin, as problemet e tyre, as shkaqet.Por shikoni vetem pasojat.
Shume nga ata, kane dhe kane patur endrra per te qene dikushi, per te krijuar dicka te mire, te bukur,dicka qe tu sherbej njerzve dhe ashtu e kane nisur rrugetimin e tyre.
Disa te tjere, jane gjendur gazetare,rastesisht, por kane pare se perfitimi ka qene i jashtezakonshem..
Te tjere,e kane nisur kete rruge pikerisht nga ky perfitim, nga ky status, nga ky shkelqim, sic jane terhequr “Valdrinet” ne gabimet e tyre te femijrise, nga nje rruge me shume me pak pasoja ne njerez.
Ju se dini se ju duhet te mbijetojne dhe te mbijetosh ne masaker, te duhet te luash rrolin e kriminelit dhe nese sje..Shumeve kjo ju behet me vone natyre dhe se kuptojne transformimin,disave jo dhe e vuajne.

Ju qe vazhdoni ti gjykoni gazetaret, si une dikur..nuk dini shume gjera per ta.
Ju shikoni vetem pasojen qe ata kane sjelle ne jetet tuaja, por nuk e kuptoni se nder ta, ka njerez qe i bren akoma ndergjegja.
Dhe keta jane njerez te thjeshte, babaxhan dhe te mire..qe i kuptojne dhe i urrejne pasojat qe sjellin.
Si i ndjeri Fatos Baxhaku./dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.