Pse këmbënguli Kotzias që bisedimet të bëheshin në Korçë!
Dritare.net
Pas kësaj Bushati i propozoi si alternativë Peshkopinë. Edhe në këtë rast Kotzias nuk pranoi duke pasur frikën e incidenteve me çamet e krahinës. Pavarësisht sqarimeve të Bushatit se në Diber nuk ka çame dhe votat që kishte marrë partia çame ishin kryesisht vendalinj nga Kalaja e Dodës dhe gjithë Dibra ka vetëm një çam kollovar, homologu i tij nuk pranoi. Atëherë Bushati i ofroi variantin e Tropojës dhe nëse ai nuk pranonte, duhet t’i niste sqarime me letër. Ja përgjigja e Kotzias:
I dashur Dhimitër,
Pavarësisht kërkesës Suaj qe takimin e radhës ta zhvendosim në veri, unë kundërshtoj per arsyet e mëposhtme:
Së pari Tropoja është vendlindja e Sali Berishës. Unë e di qe Saliu si mik i joni nuk ka probleme, por afër është edhe vendlindja e Ramushit. Edhe ky më kanë thënë që është zbutur. Por gjithsesi është afër Kosovës dhe aty është Vetëvendosja. Dhe kam dëgjuar që këta janë ca tipa zevzekë. Kushedi ç’iu pjell mendja atyre dhe unë nuk kam moshë te ha gaz lotsjellës dhe as përgatitje fizike të marr malet me vrap.
Ju mund të thoni që do të ketë polici, por unë di gjithashtu që policia mund të funksionojë në ato zona vetëm me mirëkuptimin e banoreve dhe ligji është më shumë çështje opinioni, sesa detyrimi. Ndërsa korçarët janë popull i urtë. Ah sa më kanë pëlqyer kërnackat herën e fundit. Plus që ai kryetari i bashkisë ishte djalë për t’u pirë në kupë që skuqej më shumë se kërnackat, sa herë fliste.
Gjithashtu për takimin e kryeministrave ne duhet të mendojmë që do firmoset një marrëveshje. Po si mund të firmoset marrëveshja kur në mes të qytetit ka monumentin një burrë me pushkë që është dalluar se ka luftuar qeveritë e Tiranës për tradhti. Është e vërtetë që ju nuk po tradhtoni. Po ku i dihet. Pastaj, pas nënshkrimit duhet të bëjnë edhe ndonjë aktivitet kulturor dhe ansambli i zonës ka vallen e shpatave.
Pastaj nuk ka kishë ortodokse. Ku do t’i çoni për vizita kulturore, tek teqeja e Dervish Luzhes? Apo tek kishat katolike që nuk na honepsin dot. Ndërsa në Korçë ia kemi marrë dorën. Me ketë rast shohim edhe ku do të ngremë varrezat e treta.
I dashur Dhimitër, po e mbyll këtu. Mi bëj shumë të fala Eftimiut (Edvinit domethënë)./Dritare.net