Pse gratë e vajzat e dhunuara nuk arrijnë të fuqizohen e të marrin jetën e tyre në dorë!
Dritare.net
Në një foto e cila po bën xhiron e rrjetit prej disa ditësh, shihet një çift (në Brazil) teksa përqafohen në dyert e gjykatës.
E pas këtij përqafimi fshihet një ngjarje e rëndë, ndërsa historia përsëritet...
Bashkëshorti kish tentuar ta vrasë duke e qëlluar pesë herë me pistoletë këtë grua të re, ndërsa para gjykatës bashkëshortja kish vendosur ta falë dhunuesin e saj.
Dhjetëra vajza e gra këtu sakaq, ndodhur në të njëjtat kushte, pas dhjetëra episodesh të dhunës ushtruar kundra tyre, duke përjetuar një ndjenje faji shumë herë, vendosin t'i falin dhunuesit e tyre.
Sindoroma e Stockholm-it, apo gjendja psikologjike qe shoqëron viktimat të shfaqin ndjenja pozitive ndaj dhunuesve të tyre, një formë e depresionit nervor kjo në kushtet e përballimit të dhunës, bën që viktimat të afektohen sërish me dhunuesit e tyre.
Sakaq dhunuesit duke parë që liria e tyre rrezikohet në shumë raste, manipulojnë në të gjitha format e mundshme viktimat e tyre.
Jo në pak raste të abuzuarat fajësojnë veten për dhunën e ushtruar karshi tyre, duke gjykuar se janë ato shkaku i sjelljes së dhunshme të partnerit ndaj tyre.
Ndërsa shteti i ka lënë në mëshirë të fatit të gjitha bashkë, prej 30 vjetësh tashmë.
Politikat e posaçme shtetërore për te mbështetur të mbijetuarat e dhunës këtu, nuk janë në agjendën e asnjë prej qeverive.
-Ende nuk ka një plan te posaçëm për integrimin e tyre në shoqëri, duke ndihmuar kësisoj çdonjërën te fitojë njohuri a të gjejë punë, të fitojë pavarësinë përveçse.
-Ende nuk ka një zë të posaçëm në buxhet për të mbështetur këtë kategori, siç ne te gjithë botën ekziston.
-Mungojnë programet e suportit psikologjik në situatat para e post-traumatike për çdonjërën këtu.
-Mungon informimi ligjor ne mënyre që çdonjëra të njohë të drejtat që i garanton ligji në çdo rast.
-Ende aktet nënligjore bëjnë të pazbatueshëm Ligjin "Për shërbimin ligjor falas" nxjerre për këtë kategori e jo vetëm kaq.
E dështimi për të ndryshuar këtë realitet që mbizotëron në shoqërinë tonë nuk është vetëm diskriminim ndaj kësaj kategorie por regres për gjithë shoqërinë tonë.
Secila prej tyre pa dëshirë për të vijuar, asfiksuar nga dëshpërimi e dhimbja bashke, sheh gati të pamundur të vijojë e vetme udhën e saj, duke parë si mundësi e alternative të vetme bashkëjetesën me dhunën e dhunuesin bashkeë./dritare.net