Pse gjermanët e rinj janë zhytur në një pesimizëm të thellë?
Dritare.net
Pra, pse gjermanët e rinj, janë aq pesimistë për të ardhmen e tyre? Perspektiva të mira pune, një mjedis të pastër, nivele të ulëta të krimit, shumë kohë të lirë dhe atraksione kulturore, linja të mira transporti - çfarë nuk duhet të pëlqehet nga e gjithë kjo?
Por ka probleme nën sipërfaqe që mund të ndikojë në brezin e ri.
Peter Matuschek, analisti kryesor politik i institutit gjerman të sondazheve “Forsa”, thotë se ndërsa gjermanët kanë tendencë të jenë të kënaqur me jetën e tyre, ata ndjehen më pak të qetë dhe të sigurtë me drejtimin që vendi po merr.
Në votime, “Forsa” bëri një sondazh për transmetuesin gjerman RTL, 81% ishin shumë të lumtur ose të kënaqur me gjendjen e tyre personale financiare; pastaj pyeti për vendin më gjerësisht, kjo shifër ra 10%. Dhe ndërsa 71% thanë se ishin të kënaqur me sistemin politik gjerman, vetëm 14% ishin të kënaqur me atë se si funksionon aktualisht sitemi, shkruan Dritare.net.
Kur është fjala për ekonominë, për shembull, Matuschek i tha “BBC Capital” se perceptimet ishin zhvendosur qartësisht gjatë rrjedhës së vitit të kaluar. Të pyetur nëse ekonomia do të përmirësohej apo do të përkeqësohej, gjermanët në janar ishin të ndara në mënyrë të barabartë. Megjithatë, që nga vera , ka pasur një zhvendosje prej gati 20% në drejtim të pesimizmit më të madh.
Duke pasqyruar votën e pas Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat tregojnë se të rinjtë mendojnë se janë ngatërruar me problemet e prindërve dhe gjyshërve të tyre - dhe se e ardhmja e tyre politike është përcaktuar nga një brez i vjetër.
Për të qenë e drejtë, ka qenë një verë e trazuar për gjermanët. Një ngërç i profilit të lartë mbi migracionin, gati solli rënien e qeverisë gjermane. Mesut Özil, një anëtar i ekipit kombëtar të futbollit gjerman, i cili është me prejardhje turke, e la këtë verë ekipin, pasi pretendoi racizmin nga anëtarët e ekipit dhe tifozët. Incidenti solli diskutime më të gjera për prevalencën e racizmit të përditshëm në Gjermani.
Dhe në fund të gushtit, video-pamjet të simpatizuesve të ekstremit të djathtë që ndiqnin të huajt nëpër rrugët e Chemnitzit, një qytet në shtetin e Gjermanisë Lindore të Saksonisë, tronditën vendin dhe rihapi pyetje rreth shkallës në të cilën Gjermania ka mësuar nga e kaluara e saj, shkruan Dritare.net.
Një ndjenjë krize, duket se ka qarkulluar edhe në mediat gjermane. Në fund të qershorit, pak pasi ekipi kombëtar gjerman nuk arriti të përparonte në raundin e dytë të Kupës Botërore, revista gjermane Der Spiegel shkruajti në kopertinë: "Njëherë e një kohë, kishim një vend të fortë" (Es war einmal ein starkes Land ). "Krizat në politikë, ekonomi dhe sporte janë rezultat i vetëkënaqësisë," thuhej ndër të tjera në artikullin e Der Spiegel.
Pra, çfarë po ndodh saktësisht?
Megjithëse këto ndjenja të pesimizmit ndoshta mund të duken si një stuhi mediatike në një gotë, të dhënat dhe bisedat me gjermanët e rinj përforëcojnë dyshimet, shkruan Dritare.net.
Për të rinjtë, një pjesë e madhe e këtij pesimizmi vjen nga rritja e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Shumë mendojnë se kjo përfaqëson një devijim të mënyrës sesi Gjermania ka qasje mbi politikën.
Nga ana tjetër Baaken, drejtues i një organizatë joqeveritare në Berlin, me një eksperiencë 28-vjeçare, thotë se rritja e ndikimit të populizmit të djathtë, do të thotë se bisedat për politikën kombëtare në media, do të zëvendësohen me tema të reja, të mbushura me urrejtje.
Që nga ngritja e së djathtës ekstreme, "më duket se e gjithë diskutimi politik ka të bëjë me migracionin, urrejtjen dhe krimin", tha ai. "Nuk është fokusuar në problemet reale që do të kemi, apo që ne kemi në këtë moment”
Në vend të një përqëndrimi në migracionin, tha Baaken, qeveria duhet të shpenzojë më shumë kohë duke përmirësuar sistemin e kujdesit shëndetësor, duke investuar më shumë në arsim dhe duke konsideruar si të përgatisë brezin e ri për një pension të sigurt.
Jule Löw, një studente 24-vjeçare në Berlin, dhe thotë se "Pothuajse gjithë jetën time, mendova se me gjërat që kemi studiuar: nacionalizmin gjerman dhe historinë e shekullit të kaluar do ta kishim lënë pas, atë nacionalizëm dhe racizëm. Por realiteti na tregon ndryshe”
Ka edhe një ndjenjë, edhe nëse gjërat po shkojnë mirë tani, se Gjermania është në prag të problemeve më të mëdha financiare dhe shoqërore. Me fjalë të tjera, shumë gjermanë të rinj mund të mendojnë se janë në një pozitë të mirë tani, por frikësohen që më tej në një të ardhme mund të mos jetë kështu, shkruan Dritare.net.
Çmimet e shtëpive janë rritur 80% në qytete të mëdha që nga viti 2009, sipas një raporti të fundit të Deutsche Bank. Qiratë janë gjithashtu në rritje, dhe ka një mungesë kombëtare prej rreth një milion njësi banimi. Një raport i kohëve të fundit i OECD, tha se plakja e shpejtë e popullsisë "do të sfidonte qëndrueshmërinë financiare të skemës së pensioneve publike".
"Politika që kemi tani këtu në Gjermani është më shumë për njerëzit e moshës mesatare, jo për brezin e ri", tha Aaron Hinze, një 24 vjeçar që punon në kujdesin shëndetësor në Berlin. "Kur ju shikoni në të ardhmen, mund të bëni pyetjen, kush do të paguajë pensionin tim? Askush." / Përshtati nga BBC, Isa Myzyraj-Dritare.net