"Pse e ke zgjedhur burrin e zi", ja si i përgjigjet komentuesit, Linda Halimi!
Dritare.net
Shumë njerëz janë vënë kundër saj, duke e kritikuar për zgjedhjen e bërë. Një komentues e ka pyetur se pse e ka zgjedhur bashkëshortin e zi dhe jo të bardhë, ndërsa Linda i është përgjigjur duke i thënë se ka zgjedhur njeriun që donte.
“Më vjen kaq shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019 akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrejtje dhe mllef ndaj secilit që është “Ndryshe”nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë... kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që ma do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten! E unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty...që ke më së shumti nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë.”, ka shkruar Linda./E.B-dritare.net