Pse duhet të shtoni sheqer në shampon e flokëve!
Dritare.net
Por sigurisht ne kemi gjetur zgjidhjen ideale për të gjithë ata që duan të kenë flokë të bukur, por nuk dinë si. Ashtu siç ndodh me lëkurën e fytyrës, edhe ajo e kokës është e mbushur plot me qeliza të vdekura, informon dritare.net
Këto qeliza të vdekura mund të bëjnë që lëkura e kokës t'ju kruhet. Gjithashtu flokët tuaj do të duken jo të shëndetshëm. Me fjalë të tjera, është e rëndësishme që të kujdeseni mirë për kokën dhe flokët tuaj. Por si mund ta bëni këtë? Si të siguroheni që qelizat e vdekura të hiqen nga lëkura e kokës?
Ju duhet të shtoni sheqer në shampon tuaj! Ashtu si fytyra juaj, skalpi ka nevojë për një pastrim të mirë, për të hequr qafe të gjitha qelizat e vdekura. Kur shtoni pak sheqer në shampon tuaj, ju keni krijuar në thelb një pastrim natyral.
Për shkak të sheqerit, qelizat e vdekura në kokë do të pastrohen butësisht dhe e shpërlani përmes dushit. Ju nuk keni nevojë që të shpenzoni shuma marramendëse për flokët. Mjafton të ndiqni sugjerimin që dritare.net ka për ju./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net