Pse duhet t’i kaloni pushimet në Vlorë? Arsyet ua tregon Aulona Musta

Jeni në mëdyshje ku duhet t’i kaloni pushimet  këtë verë? Nëse si destinacion keni zgjedhur Shqipërinë, por ende nuk dini se në cilin bregdet, hidhini një sy sugjerimeve të gazetares, Aulona Musta. Përtej faktit, se Vlora është edhe origjina e saj, ajo tregon se bukuritë që kanë këto plazhe nuk ua kanë zënë sytë në vende të tjera. Shoqëruar edhe me foto, sipas Aulonës ja përse të zgjedhim Vlorën si destinacionin e pushimeve për këtë verë.

Kete fillim jave kalova nje dy ditesh shume te bukur ne Vlore. Vlora eshte vendi nga une kam origjinen dhe e dua shume si qytet, ama ishin bere disa vite qe nuk shkoja per te bere plazh. Rikthimi ishte me te vertete magjik.

Per here te pare vizitova disa nga shpellat dhe gjiret e virgjer te Jugut dhe mbeta e mahnitur nga bukuria e tyre.

Meqe keni qene te shumte qe me keni pyetur per emrat e vendeve dhe per udhetimin po e ndaj me te zgjeruar ne kete postim. Bukurite e atyre vendeve s’kane nevoje.

Shpella e Haxhialiut, shpella me e madhe e bregdtetit shqiptar, Shpella e Dafines, Gjiri i Anglezit, Gjiri i Grames, ishin disa nga vendet qe te lene pa fryme dhe duhen vizituar me patjeter. Per te vajtur atje eshte shume e thjesht, ka mjete te ndryshme.

Ne patem fatin te shkonim me Kapiten Arjanin, i cili qendroi ne dispozicionin tone gjate gjithe dites dhe ishte nje zoteri i vertete qe e beri udhetimin tone edhe me te bukur.”, përfundon ajo./L.F-dritare.net

LEXO DHE :  Këto janë ushqimet që ngadalësojnë metabolizmin!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.