Pse duhet të hani sa më shumë kunguj, këtë dimër!

Kungulli është ushqim sezonal. Jo vetëm që është një ushqim i mirë për t’u ngrënë, por edhe për shëndetin.

Dritare.net ka sjellë për ju 6 përfitime që merrni, duke ngrënë sa më shumë kunguj.

  • Nëse doni të dobësoheni, me kungullin e keni një mundësi. Kur hani kungull, ai ju pret oreksin dhe ngop shumë shpejt.

  • Nga studimet e fundit rezulton se, kur hani sa më shumë kunguj  keni shikim më të mirë, pasi vitamina A luan një rol të rëndësishëm. Gjithashtu vitamina A luan rol, në formimin dhe ruajtjen e lëkurës, dhëmbëve dhe eshtrave të shëndetshme.

  • Jo vetëm që, kujdesët për pjesën e jashtme të trupit, por edhe brendësinë. Kungulli ndihmon në uljen e presionit të gjakut, duke shmangur kështu sulmet në zemër.
LEXO DHE :  Stuhia gjeomagnetike do të godasë Tokën, sa jemi larg nga “fundi i botës”!

  • Vuani nga pagjumësia? Epo dritare.net ju këshillon të hani sa më shumë kunguj, pasi ai ndihmon në rregullimin e regjimit të gjumit. Dhe ju bën të flini si qengja.

  • Zemra është organi më i rëndësishëm i njeriut, për këtë arsye ajo duhet të qëndrojë e shëndetshme. Nëse ju hani kungull, do të keni një zemër të fortë. Këtë e thonë studimet e shumta, dhe nuk janë thjesht aludime, informon dritare.net

Kungujt, veçanërisht, farat janë të mbushura me beta karotene dhe antioksidantë të tjerë, që luftojnë kancerin. Këto fara janë të rëndësishme për të qenë sa më të shëndetshëm./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.