Pse atletet Converse All Stars nuk do të dalin kurrë nga moda!
E Mërkurë 18 Shtator 2019, 10:10
Dritare.net
Por pse të gjithë i pëlqejnë Converse All Stars dhe pse kurrë nuk do të dalin nga moda?
Jo shumë lloje atletesh mund të qëndrojnë relevante ndër vite. Tendencat e modës ndryshojnë vazhdimisht, por atletet Converse kanë mbetur po aq të pëlqyera sa në fillim. Marka Converse është ikonike, ndërsa stili i projektimit të tyre është i thjeshtë dhe klasik njëkohësisht.
Ato janë atletet e vetme që ju bëjnë të ndiheni 'cool' dhe janë super të rehatshme.
Një tjetër arsye është sepse ato janë atletet më të forta në treg. Mund t'i blini tani dhe mund t'i vishni për vite të tëra.
Gjithashtu Converse janë lehtësisht të kombinueshme. Mund t'i vishni me bluze e pantallona ose me fustan. /E.B-dritare.net