PS vetëm me 58 deputetë, kush janë aleatët që do të kalojnë reformën në Kuvend
Dritare.net
Ndërkohë që pjesë e Grupit të PS-së, por që kanë shfaqur qëndrime krejt ndryshe dhe figurojnë ende të regjistruar, janë edhe dy deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Bashkë me dy votat e Hafizit dhe Blushit, Partia Socialiste grumbullon në total 60 vota në Kuvend. Ndërkohë që dy vota të tjera kanë mbetur jashtë shportës së socialistëve. Bëhet fjalë për votën e deputetit të Shkodrës, Tom Doshi, i cili është përjashtuar nga Grupi i PS-së, po ashtu dhe deputetit të Lezhës, Armando Prenga, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për plagosje. Vota e Tom Doshit mund të bashkohet me atë të Grupit Parlamentar të PS-së, pasi në votimet e fundit Doshi, edhe pse i përjashtuar, ka votuar pro nismave ligjore të qeverisë. Ndërsa vota e Prengës mund të cilësohet si e “djegur”, pasi nuk llogaritet për të votuar Reformën në Drejtësi. Vladimir Kosta, edhe pse është larguar nga Grupi i PS-së, ka deklaruar se do ta votojë Reformën në Drejtësi.
GRUPI I LSI
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kryesuar nga Ilir Meta, ka në përbërjen e tij 20 deputetë. Pavarësisht se disa javë më parë Ilir Meta përjashtoi një prej deputetëve të tij, duke i çuar numrat në 19.
PDIU
Grupi Parlamentar i PDIU-së ka në përbërjen e tij 5 mandate deputetësh. Këtij Grupi iu bashkua muajt e fundit edhe deputetja e përjashtuar nga Grupi i PD-së, Mesila Doda, duke zëvendësuar deputetin e Vlorës, Dashamir Tahiri, i cili i është bashkuar Grupit të PD-së. Grupi PDIU-së përbëhet nga Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini, Omer Mamo, Aqif Rakipi dhe Mesila Doda.
Pesë votat e PDI-Usë, bashkë me 20 votat e LSIs-ë dhe 58 votat e PSsë, bëjnë të mundur arritjen në total të vetëm 83 votave. Por nëse kësaj shifre i shtojmë edhe votën e Blushit, Hafizit, Doshit dhe Kostës, atëherë maxhoranca mund të shkojë në 87 vota.
TË PAVARURIT
Në Parlament janë dhe tre deputetë, të cilët kanë mbetur pa grup parlamentar. Bëhet fjalë për ishaleatët e PS-së, PDK-së dhe PBDNJ-së. Vangjel Dule dhe Nard Ndoka janë deputetët e pavarur në Parlament. Po ashtu deputetja e tretë është Mirela Ferracaku, e cila mori mandatin e Mark Frrokut, ishkreu i Partisë Kristian Demokrate. Por edhe nëse këta tre deputetë do të votojnë bashkë me maxhorancën, sërish votat nuk do të mjaftonin për të arritur numrin “magjik” 94./Panorama