PS shkarkon Kokëdhimën nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore
E Hënë 5 Dhjetor 2016, 18:06
Dritare.net
Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Kryesia e PS së për “Panorama.al”. Kokëdhima më parë ka mbajtur edhe postin e koordinatorit, por është shkarkuar nga ky post kohë më parë.
Tashmë, ish deputeti mbetet vetëm anëtar i Asamblesë, në të cilën është zgjedhur me votim.
Për të zëvendësuar Kokëdhimën në postin e sekretarit të Reformës Strukturore është propozuar Stefan Çipa, zv/ministër i Brendsshëm dhe ishkryetar i Bashkisë së Sarandës.