Provokon Daçiç: Shqiptarët e Kosovës janë minoritet në kuadër të Serbisë
E Premte 30 Shtator 2016, 17:05
Dritare.net
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq ka folur sot në lidhje me idenë e referendumit për bashkimin kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai tha se kjo është diçka e madhe për të cilën është diskutuar për 20 vite me radhë, duke theksuar se është mirë që kanë dalë pretendimet e tilla për shkak se bashkësia ndërkombëtare mund të kuptojë se Serbia kishte të drejtë, se kjo ishte esenca e politikës së tyre për Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ne kemi biseduar për këtë para 20-30 vjetësh, atje nuk jetojnë dy popuj, ata nuk janë kosovarë, por shqiptarë që jetojnë në Kosovë ashtu siç jetojnë edhe serbë në Kosovë”, ka thënë Daçiç.