Provokojnë mediat maqedonase: Ahmeti takon fshehurazi Kodhelin në Strugë. Ja çfarë thotë ministria e Mbrojtjes
Dritare.net
Ky lajm është publikuar në median maqedonase “macedoniaonline.eu”, e cila më tej shkruan se qëllimi i këtij takimi të fshehtë kanë qenë dhënia e udhëzimeve nga Kodheli tek Ali Ahmeti, se si duhet të veprojë. “Takimi i fshehtë i Ali Ahmetit me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë dhe axhendën e tyre kundër Maqedonisë përbën një tradhti të madhe, por tradhtia nuk duket të jetë një vepër e dënueshme në Maqedoni, të paktën jo derisa Emil Dimitriev është kryeministri.
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen, dhe të hënën e njëjta gjë pritet te ndodhe edhe nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Misioni në Maqedoni i Kodhelit u urdhërua nga elemente të CIA-s dhe nga George Soros, të cilët kanë kontroll të plotë mbi Shqipërinë dhe kërkojnë të kontrollojnë edhe Maqedoninë”, shkruan “mecedoniaonline.eu”.
Reagon ministria e Mbrojtjes
Ministria sqaron se nuk ka pasur asgje te fshehte ne lidhje me takimin e Kodhelit me Ali Ahmetin. Gjate qendrimit te saj ne Struge, ku ka marre pjese ne nje aktivitet ne universitetin e Struges, Kodheli eshte takuar edhe me Ali Ahmetin. Ky takim eshte bere publik edhe me pamje nga ministria e Mbrojtjes qe ne 4 mars ne website e saj (sic shihet ketu).
“Gjatë qëndrimit në Strugë, zonja Kodheli zhvilloi një takim edhe me kryetarin e subjektit politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, me të cilin diskutoi në lidhje me ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ku zonja Kodheli tregoi gatishmërinë për të qenë edhe më tutje një zë i fortë në drejtim të vazhdimit të kësaj ndihme”, thuhet ne njoftimin e ministrise publikuar ne daten 4 mars.