Provokimi i rrezikshëm i Donald Trump, me emërimin e ambasadorit amerikan në Izrael
E Premte 16 Dhjetor 2016, 15:03
Dritare.net
Një grup liberal hebraik e kundërshtoi emërimin, ndërsa konservatorët e mirëpritën atë. Që me deklaratën e tij të parë pas caktimit të postit, u kuptua se Friedman do të trazojë ndjeshëm ujërat. Ai tha se po priste me padurim të punonte për Ambasadën amerikane në qytetin e përjetshëm të Izraelit, Jeruzalemin, një deklaratë kjo që nuk ka sesi të mos zemërojë palestinezët. OKB nuk e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe Ambasada amerikane ka qenë e vendosur në Tel Aviv për dekada me radhë. Por Donald Trump premtoi gjatë fushatës presidenciale të zhvendoste atë në Jeruzalem.