Protestonin për ngrohjen globale, policia britanike arreston 113 persona

Policia ka arrestuar aktivistët që protestojnë për të dytën ditë radhazi në rrugët e Londrës për marrjen e masave karshi ngrohjes globale.

Qindra vetë kishin bllokuar kalimin në urën Waterloo dhe tre rrugë të tjera në qendër të Londrës që nga e hëna në mëngjes.

Policët u përpoqën të zhbllokonin rrugët nga protestuesit që nuk lëviznin nga vendi, duke arrestuar 113 vetë, por bllokada mbeti në vend, informon dritare.net.

LEXO DHE :  Veliaj: Krenarë që Tirana renditet në mesin e finalistëve për çmimin 'Kryeqyteti Europian i Rinisë'!

Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025 dhe të krijojë një asamble qytetare për të hartuar një plan emergjence veprimi për të trajtuar ngrohjen globale dhe humbjen e biodiversitetit./D.B/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.