“Sapo patëm zgjedhje presidenciale shumë të hapura dhe të suksesshme. Tani protestuesit profesionistë, të shtyrë nga media, po protestojnë. Shumë e padrejtë!”, shkruan Trump në Twitter.
Ai gjithashtu tha se takimi i tij me presidentin aktual, Barack Obama shkoi shumë mirë dhe se bashkëshortja e tij, Melania Trump e kishte pëlqyer shumë zonjën Obama.