Protestat e dhunshme trembin biznesin, tregtarët: Shitjet kanë rënë, dyqanet i mbyllim
E Hënë 13 Maj 2019, 15:03
Dritare.net
Zhvillimi i protestave para Kuvendit ka ndikuar negativisht në bizneset e zonës.
Pronarët e bizneseve të tjera në zonë shprehen jashtë kamerës, se prej protestave janë detyruar t’i mbyllin më shpejt dyqanet e tyre.
“I mbyllim më herët se kemi frikë”, u shpreh një tregtare.
Por protestat kanë ndikuar negativisht dhe tregtarët e shumicës, të cilët thonë se shitjet kanë rënë.
“Biznes nuk është ky, nuk po nxjerrim bukën”, thotë një tregtar.
Për rreth 3 muaj jashtë Parlamentit, opozita ka zhvilluar 12 protesta, ndërsa sot zhvillon protestën e 13- të, që është dhe protesta e 5-të kombëtare./I.M-TCH