Protesta/ Rektorati i UT kërkesë zyrtare: Studentët të kthehen në mësim
E Premte 11 Janar 2019, 14:02
Dritare.net
Në një kohë që studentët po vazhdojnë me protestën duke bojkotuar mësimin, Rektorati i Universitetit të Tiranës i bën thirrje studentëve t’i japin fund protestës dhe t’i rikthehen procesit mësimor në fakultete.
Përmes një njoftimi të nxjerrë ditën e sotme, Rektorati i UT kërkon nga studentët të ulen në auditore, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve. Gjithashtu, Rektorati njofton edhe zëvendësimin e orëve mësimore të humbura për shkak të protestës./A.C/dritare.net