Protesta/ Politekniku vendos të shtyjë mësimin edhe gjatë verës
Dritare.net
Ky vendim vjen pasi për më shumë se një muaj tanimë që studentët po protestojnë, janë humbur orët e mësimit dhe duhen zëvendësuar.
Vendimi nr.04, datë 10.01.2019, parashikon ndryshime në strukturën mësimore deri në muajin korrik. Po ashtu, për pesë të shtuna rresht studentët do të duhet të plotësojnë mësimin në 3.5 javët e humbura.
“Janë kryer gjithsej 7.5 javë mësim dhe mbeten për t’u realizuar: aktivitet mësimor nga 14.01.2019 -16.02.2019; sezoni i provimeve të dimrit nga 18.02.2019-15.03.2019 dhe sezoni i mbrojtjes së diplomave nga 18.03.2019-05.04.2019″, parashikohet në materialin bashkangjitur vendimit.
Kjo ka bërë që semestri i dytë të shtyhet nga marsi në 14 qershor, ndërsa sezoni i provimeve të verës nis në qershor e përfundon në mesin e muajit korrik./ I.M-Dritare.net