Protesta/ Policia arreston 20 persona, ndër ta edhe Florenc Hoxhën
E Shtunë 16 Shkurt 2019, 19:07
Dritare.net
Nga informacionet e para mësohet se po bëhet verifikimi, për rolin e tij në protestën e sotme të opozitës, ku pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, mbetën të lënduar 19 persona, mes tyre protestues, efektive dhe gazetarë.
Është shoqëruar në polici ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.
Pasditen e sotme policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, dhe më pas Hoxha është shoqëruar në Komisariat.
Bëhet me dije gjithashtu se pas përfundimit të protestës u ngrit një grup hetimor që po merret me identifikimin e personave që kryen akte të dhunshme gjatë protestës, duke dhunuar pronën publike. Deri më tani raportohet për 20 persona të arrestuar.
Në ditët në vijim policia thotë se do kryejë të tjera shoqërime./A.C/dritare.net