Protesta në Athinë, 25 policë mes 44 personave të plagosur

Policia greke ka bërë bilancin e personave të plagosur dhe të shoqëruar si pasojë e protestës së dhunshme që u zhvillua gjatë ditës së sotme përballë parlamentit grek në Athinë. Sipas policisë greke 44 persona kanë mbetur të plagosur, 25 prej të cilëve policë si pasojë e përplasjes mes policisë dhe protestuesve në sheshin ‘Sintagma’.

LEXO DHE :  Brenda pushimeve luksoze të Chiara Ferragnit, ja fotot mahnitëse!

Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona. Rreth 60 mijë protestues me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar sot para parlamentit grek, pasi kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.