Protesta/ Kryemadhi: Dhuna i shton jetën Ramës
Dritare.net
Kryemadhi u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës.
"Protesta për mua e ka arritur qëllimin e saj. Qytetarët në protestë shtohen çdo ditë në favor të opozitës. Mjafton të shikosh letrat qaramane të Kryeministrit, që ka filluar të këndojë: “Mora një letër për në postë, t’u shku rrugës m'humbi”.
Ajo që dua të them është të mos i provokojë qytetarët dhe t’i lërë të protestojnë të qetë. U bëj thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo rast dhune, sepse viktima nuk është Edi Rama por ata 500 mijë qytetarë që po largohen nga vendi për shkak të politikave të tij. Edi Rama ka ikur.
E di shumë mirë se zgjedhje nuk ka për të pasur. E di që vetëm dhuna i shton jetën atij. Protestat paqësore janë goditjet më të mëdha të Edi Ramës. Sot, kjo protestë është çlirim shpirtëror për të gjithë shqiptarët.
I bëj thirrje Ramës të jetë i sinqertë në letrat e pajtimit të tij sepse janë vetëm provokative.:,- tha Kryemadhi./K.C/dritare.net