Protesta e studentëve dhe llogaria e munguar
Dritare.net
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2019/2020 por edhe i nxitur nga njoftimi se më 4 dhjetor do të rifillojnë demonstratat e studentëve po shkruaj këto rreshta për të njohur dhe ballafaquar realitetin akademik shqiptar me atë italian, për dy qytete, për Milanon dhe Romën dhe për dy tipe universitetesh: privat dhe shtetëror.
Në Itali fondi i të ardhurave të universiteteve sigurohet nga firmat e ndryshme me të cilat bashkëpunojnë këto institucione, nga sponsorët, shteti dhe taksa e studentëve e cila përcaktohet nga të ardhurat mesatare vjetore të familjeve të tyre. Nga këto burime financiare përcaktohet edhe numëri i docentëve që japin mësim.
Të ardhurat mesatare familjare janë rreth 30.000 euro për studentët që ndjekin Politeknikun e Milanos (institucion privat) dhe rreth 26.000 euro për studentët që ndjekin Universitetin shtetëror, kurse në Romë të ardhurat mesatare familjare të studentëve si për ata që ndjekin Universitetin La Sapienca (shtetëror) dhe Universitetin privat Tor Vergata janë rreth 23.000 euro në vit.
Në Milano, si Politekniku dhe shtetërori arkëtojnë 1.900 euro në vit për çdo student që siguron rreth 37% e të ardhurave, kurse në Romë arkëtohen 1.200 euro nga çdo student ose rreth 21-25% e të ardhurave të këtyre institucioneve.
Sinqerisht jam kurioz të di se me çfarë kriteri caktohet taksa e studimit në institucionet arsimore private dhe shtetërore në Shqipëri dhe a është e qartë kjo për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet e larta./dritare.net
*Prof. Dr. Hasan Muçostepa- ish-zv/rektor i UT