Protesta e studentëve/ Çfarë pritet të ndodhë sot, në ditën e nëntë!

Sot është ditë e nëntë ku studentët do të dalin në protestë për plotësimin e 8 kushteve. Këtë të enjte, jo si çdo ditë tjetër, ata do të protestojnë para Parlamentit.

Njoftimin e kanë dhënë vetë studentët, në një deklaratë të publikuar nga Këshillat studentorë.

 “Njoftohet se nesër Dt: 13/12  do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00. Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë”, thuhet në një deklaratën e tyre

LEXO DHE :  Negociatat/ Kryemadhi: Ditë të trishta na presin!

Ditën e sotme ka seancë plenare ku të pranishëm do të jenë vetëm mazhoranca, pasi opozita ka disa kohë që e ka bojkotuar Kuvendin./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.