Protesta e opozitës/ Policia arreston 14 protestues
E Diel 17 Mars 2019, 09:09
Dritare.net
Ata akuzohen se kanë goditur efektivët e policisë me sende të forta.
Sipas burimeve nga policia, protestuesit e akuzuar janë kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Dje policia shoqëroi 20 protestues, por pas marrjes në pyetje dhe verifikimeve 14 prej tyre u është komunikuar arresti, ndërsa pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Grupi hetimor po vijon të analizojë pamjet filmime të siguruar nga kamerat e vendosura para Kuvendit.
Mësohet gjithashtu se ish-deputetit i PD-së, Luan Baçi dhe djeli i tij, po hetohen në gjenje të lirë./E.B-dritare.net