Protesta e opozitës, ja sa qytetarë janë nisur nga rrethet!

Opozita do të zhvillojë protestë para Kryeministrisë. Ndërkohë qytetarë nga rrethet e ndryshme të vendit, janë nisur drejt kryeqytetit. Nga ‘Top Channel’ mësohet se, autobusë, por edhe mjete private, janë vënë në dispozicion të protestuesve, për t’i transportuar drejt Tiranës. Rreth 1500 persona janë nisur nga Vlora, njoftojnë zyrtarët e PD-së. Drejt kryeqytetit janë nisur rreth 1000 protestues nga Lezha, në mënyrë të organizuar dhe rreth 1000 të tjerë nga Laçi e Mirdita.

Rreth orës 07:00 të mëngjesit, edhe nga degët e LSI-së dhe PD-së së Beratit, janë nisur rreth 1000 persona, për t’iu bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë. Protestuesit do të vijnë edhe nga Korça, Shkodra dhe Bulqiza.

LEXO DHE :  Përplaset urbani i linjës Institut-Bathore, lëndohen 5 persona

Numri i protestueseve nga rrethet sipas PD:

Qarku Shkodër – 9200
Qarku Lezha – 7000
Qarku Kukës – 4100
Qarku Dibër – 3500
Qarku Durrës – 9500
Qarku Elbasan – 7800
Qarku Berat – 3400
Qarku Fier – 5600
Qarku Vlorë – 5000
Qarku Gjirokastër – 2000
Qarku Korçë – 4500/K.C/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.